United arrin fitore në fushën e Luton

Manchester United ka dal me pikë të plota nga stadiumi “Kenilworth Road” të dielën.

United ka mposhtur Luton Town me rezultat 1-2 në ndeshjen që ishte pjesë e Javës së 25-të të Premier League.

Manchester United ka gjetur epërsinë e parë qysh në minutën e parë me golin e Hojlund, ndërsa i njëjti futbollist ka dyfishuar epërsinë në minutën e shtatë. Reagimi i shpejtë i Lutonit, me Morris që ka ngushtuar rezultatin në minutën e katërmbëdhjetë, nuk ka qenë mjaftueshëm për të kthyer ndeshjen.

Pjesa e dytë nuk ka pasur gola. 

Në tabelën e kryesuar nga Liverpool, Manchester United gjendet në pozitën e gjashtë, ndërsa Luton në pozitën e shtatëmbëdhjetë.

Go to TOP