“Unë ty të lidhi” – Votuesi në Prishtinë thotë se në sy të vajzave u kërcënua rëndë nga kryesuesi i VV-së

Një qytetar nga Prishtina me emrin Ekrem Çitaku po pretendon se datën e zgjedhjeve në një vend-votim është kërcënuar nga kryesuesi i VV-së.

Kërcënimi sipas tij ka ndodhur në sy të vajzave dhe nënës së tij, teksa kryesuesi i VV-së i është drejtuar me fjalët “unë ty kam me të çu me të lidhë”.

Sipas Çitakut, gjithçka kishte ndodhur pasi ai kishte kërkuar nga dikush që ta fotografojë bashkë me vajzat e tij duke hedhur votën në kutitë e votimit.

Për këtë çështje, Çitaku ka thënë se është njoftuar edhe Policia e Kosovës, por që polici me gradën rreshter, Faton Topalli, ka kërkuar që kinse në emër të prokurores t’i fshijë incizimet ku dëgjohet kryesuesi i VV-së duke kërcënuar.

Këtë video, ankuesi ka thënë se nuk e ka publikuar askund.

Të gjitha këto detaje janë bërë të ditura nga PZAP në ankesën të cilën e ka deponuar ky qytetar, mirëpo që e njëjta është hedhur poshtë.

Detajet e plota në lidhje me rastin mund t’i gjeni:  https://pzap.rks-gov.net/wp-content/uploads/2021/10/Anr.670-Vendim.pdf

Go to TOP