UNDP lanson programin e ri për të ndihmuar bizneset mikro, të vogla, dhe të mesme në Kosovë

Zyra e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë lansoi sot një Program të ri për të rritur qëndrueshmërinë ekonomike të bizneseve mikro, të vogla dhe të mesme në Kosovë. Programi u lansua në prani të zyrtarëve të lartë të autoriteteve qendrore dhe lokale, ambasadorëve, përfaqësuesve të donatorëve dhe kompanive që operojnë në Kosovë.

Gjatë aktivitetit u prezantuan mjetet e zhvillimit të biznesit të Programit të Rezistencës Ekonomike (ERP) që përbëhet nga tre metodologji:

i. Programi In Motion, është një mjet mbështetës i biznesit, objektivi kryesor i të cilit është të përditësojë modelet e biznesit për bizneset mikro dhe të vogla duke ofruar asistencë gjithëpërfshirëse të biznesit për të përmirësuar kapacitetin e tyre prodhues dhe marrëdhëniet me tregun.

ii. Rriteni biznesin tuaj (GYB) është një mjet mbështetës i biznesit, objektivi kryesor i të cilit është përmirësimi i kushteve financiare, administrative dhe produktive të bizneseve të vogla dhe të mesme, duke i përmirësuar ato për të patur kapacitete për të krijuar marrëdhënie afatgjata të furnizimit, duke siguruar kështu qëndrueshmërinë, zgjerimin e tregut dhe përfitimin e tyre.

iii. Programi i Zhvillimit të Furnizuesve (SDP) është një mjet mbështetës i biznesit që transformon marrëdhëniet e biznesit në zinxhirin prodhues midis një kompanie udhëheqëse (e madhe ose e mesme) dhe furnitorëve të saj (ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme).

Këto mjete janë dëshmuar tashmë shumë të suksesshme në disa vende ku UNDP punon dhe një nga tregimet e biznesit në rritje u prezantua nga Qendra Rajonale e Panamasë e UNDP-së. Deri më tani, më shumë se 40,000 kompani, nga të cilat 65% drejtohen nga gratë, janë asistuar dhe kanë përmirësuar bizneset e tyre në 17 vende, më së fundi në Shqipëri, Kolumbi, Guajana dhe Paraguaj.

UNDP dëshiron të falënderojë folësit kryesorë, Rozeta Hajdari, Ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Faton Peci, Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rašić, Ministër i Komuniteteve dhe Kthimit, dhe Shaqir Totaj, Kryetar i Komunës së Prizrenit, si dhe të gjithë pjesëmarrësit e tjerë të pranishëm në ngjarje.

Programi pritet të riprodhojë sukseset e arritura deri më tani duke sjellë mundësi për bizneset mikro dhe të vogla në Kosovë të rriten dhe të konkurrojnë në tregun më të gjerë. /Kosova.info/

Go to TOP