Me aktivitete të shumta u shënua 5 qershori 2022  Ditën Ndërkombëtare e Mjedisit

Në Ditën Ndërkombëtare të Mjedisit MMPHI në bashkëpunim me FSK, Komunën e Prishtinës realizuan aktivitetin e paraparë nga Këshilli Organizativ i MMPHI-së për pastrim në hyrje -dalje të autostradës Trudë pjesa veriore e Prishtinës.

Duke konsideruar vëllimin e kësaj deponie të egër sot filloi largimi i mbeturinave ku u larguan 10 kamion me mbeturina (100m3  mbeturina me mbetje inerte) ku do të vazhdohet në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës largimi i tërësishëm i kësaj deponie dhe rivitalizimi i sajë, kthim në hapësirë të gjelbëruar por edhe me vendosjen e kamerave për monitorim në mënyrë që kjo mos të kthehet në gjendje të mëparshme.

Gjithashtu sipas agjendës për shënimin e 5 Qershorit, “Ditës Ndërkombëtare të Mjedisit”,  MMPHI në bashkë organizim me OJQ INDEP, KSDW,  Pamkos dhe shoqërinë civile u mbajtën aktivitete në platon e Sheshit “Zahir Pajaziti” , në Prishtinë si : Zëvendësimi i qeseve të plastikës me çanta të biodegradueshme dhe Debati i të rinjve në natyrë: “Promovimi i mbrojtjes së natyrës dhe zonave të mbrojtura”. ​

Janë mbajtur aktivitete pastrimi nga 7 Kompanitë Regjionale të Mbeturinave  –KRM-të dhe Ndërmarrjet Publike Lokale -NLP– muaji i mjedisit në koordinim me PAMKOS aktivitete këto të cilat do të vazhdojnë përgjatë muajit qershor. /Kosova.info/

Go to TOP