Ulutash i thekson gjeneralit serb angazhimin e KFOR për sigurinë në Kosovë
Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, u takua sot në Beograd me shefin e shtabit të Forcave të Armatosura të Serbisë, Milan Mojsiloviq, te cilit ia ripohoi angazhimin e palëkundur të KFOR-it për të kontribuar në siguri të qëndrueshme në Kosovë.
KFOR thekson se takimi i zhvilluar vetëm një javë pas marrjes së komandës nga gjeneralmajor Ulutash, është pjesë e angazhimeve të rregullta të komandantit të KFOR-it me homologët e tij, përfshirë edhe në rajon, në frymën e dialogut dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm, të cilët janë kyç për stabilitetin.
“Ata shkëmbyen mendime mbi situatën e sigurisë; në veçanti, Gjeneralmajor Ulutash ripohon angazhimin e palëkundur të KFOR-it për të kontribuar në siguri të qëndrueshme në Kosovë, për të mirën e të gjithë njerëzve, dhe për të vazhduar bashkëpunimin me Forcat e Armatosura të Serbisë, në përkrahje të stabilitetit rajonal”, thuhet në njoftimin e KFOR-it. /Kosova.info/
