Ukraina “rrëzon dy helikopterë dhe gjashtë dronë” në vetëm një natë – Putini u thotë civilëve të evakuohen nga Kherson

Forcat ajrore ukrainase pretendojnë se kanë rrëzuar dy helikopterë rusë dhe gjashtë drone “kamikaze” Shahed-136 në 24 orët e fundit.

Sipas tyre, shumica e tyre u qëlluan në rajonin jugor të Khersonit, shkruajnë mediat e huaja.

Tre dronë “kamikaze” u rrëzuan në Mykolaiv, ndërsa tre të tjerë u shkatërruan gjetkë në Ukrainë.

Aty thuhej: “Vdekje pushtuesve rusë! Lavdi Ukrainës!”.

Lajmi vjen menjëherë pasi Irani pranoi se kishte furnizuar me drone Rusinë për herë të parë – por këmbënguli se e bëri këtë përpara fillimit të luftës me Ukrainën.

Ndërkohë presidenti rus Vladimir Putin ka miratuar publikisht evakuimin e civilëve nga pjesë të rajonit jugor Kherson të Ukrainës.

Kjo është shenja më e fundit e tërheqjes së Moskës në zonën, e cila është nën pushtimin rus – por trupat ukrainase po bëjnë përparime aty pranë.

“Tani, sigurisht, ata që jetojnë në Kherson duhet të hiqen nga zona e veprimeve më të rrezikshme, sepse popullsia civile nuk duhet të vuajë”, u tha Putin aktivistëve pro-Kremlinit në Ditën e Unitetit Kombëtar të Rusisë.

Moska tashmë ka transportuar njerëz nga bregu perëndimor i lumit Dnipro dhe këtë javë njoftoi se zona e evakuimit do të përfshijë gjithashtu një zonë tampon 15 km në bregun lindor.

Por kjo duket se është hera e parë që Putin ka miratuar personalisht evakuimet. 

Go to TOP