Ukraina po avancon kundër Rusisë, SHBA-ja rishfaqet në skenë me këtë vendim

Ministri i Mbrojtjes së Ukrainës, Oleksii Reznikov, ka bërë të ditur se është autorizuar pakoja e 21-të nga Shtetet e Bashkuara e Amerikës për t’i ndihmuar Ukrainës financiarisht në përballimin e luftës kundër Rusisë.

Kjo pako e cila kap shifrën e 600 milionë dollarë e që përfshinë një seri ndihmash ushtarake, Reznikov thotë se është një tjetër investim i botës së lirë në fitoren në fushëbetejë.

“Ushtria e Ukrainës është bërë më e fortë. Ajo do të çlirojë territoret e veta dhe njerëzit. Faleminderit Presidentit Joe Biden, Sekretarit të Mbrojtjes dhe gjithë popullit amerikan”, ka shkruar Reznikov.

Kjo ndihmë amerikane autorizohet në një moment mjaft delikat dhe vendimtar, pasi që Ukraina është duke avancuar me çlirimin e disa qyteteve.


Go to TOP