Ukraina kërkon përshpejtimin e bisedimeve të paqes

Ministri i Jashtëm i Kievit ka thënë se udhëheqësit ukrainas dhe rusë duhet të takohen personalisht për të zgjidhur çështjet më të vështira të mbetura në bisedimet e paqes dhe se vetëm Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, ka fuqinë për të arritur një marrëveshje, shkruan Reuters.

Ukraina dëshiron të përshpejtojë përpjekjet për t’i dhënë fund luftës katërvjeçare dhe të përfitojë nga momentumi në bisedimet e ndërmjetësuara nga ShBA-ja përpara se të hyjnë në lojë faktorë të tjerë, siç është fushata për zgjedhjet e mesit të mandatit të Kongresit të SHBA-së në nëntor, tha Ministri i Jashtëm Andrii Sybiha në një intervistë.

Go to TOP