“Ukraina bën përparime në rajonin e Zaporizhzhia”
Sipas Shtabit të Përgjithshëm, forcat ukrainase kanë avancuar në dy drejtime në rajonin juglindor të Zaporizhzhia.
Në njoftimin e tyre thuhet se trupat e Ukrainës po vazhdojnë kundërsulmet e tyre dhe kishin bërë përparime drejt Melitopolit dhe Berdianskut, shkruan Sky News.
Ukraina duket se ka bërë disa përparime që nga fillimi i kundërofensivës së saj, por po thuhet se po ecën paksa ngadalë.
