Uji në Drenas pritet të stabilizohet në mbrëmje

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se pas rënies së nivelit të turbullirës në kanalin Ibër–Lepenc ka filluar procesi i trajtimit të ujit në impiantin e Bivolakut.

KRU “Prishtina”  njofton se për konsumatorët e Drenasit, trajtimi i ujit në ITU Drenas pritet të nisë gjatë ditës.

“Sipas vlerësimeve, furnizimi me ujë të pijshëm do të fillojë gjatë ditës, ndërsa pritet të stabilizohet në orët e mbrëmjes”, thuhet në njoftim.

KRU “Prishtina” falënderon qytetarët për mirëkuptim dhe durim gjatë procesit të rikthimit të furnizimit normal me ujë. /Kosova.info/


Go to TOP