UEFA delegon gjyqtarët nga Kosova për ndeshjen në Ligën e Konferencës
UEFA ka zbuluar se gjyqtarët nga Kosova do të ndajnë drejtësinë në ndeshjen Gent – Shamrock Rovers.
Kjo ndeshje është e vlefshme për raundin e dytë në Grupin F të Ligës së Konferencës.
UEFA ka caktuar Visar Kastratin si gjyqtar kryesor për këtë ndeshje, kurse ndihmësit e tij do të jenë Besnik Morina dhe Granit Hyseni.
Genc Nuza do të jetë gjyqtari i katërt.

