Udhembara dhe mirëseardhje: Në stacion me ushtarët ukrainas

Skenat prekëse të fotografuara në një stacion treni në Kramatorsk shërbejnë si një kujtesë e fortë e qëndrueshmërisë dhe çmimit që po paguan Ukraina nga pushtimi i plotë i Ukrainës nga Rusia, ndërsa trupat e Kievit udhëtojnë drejt vijave të frontit dhe kthehen nga lufta. /rel/

Një ushtar ukrainas përqafon partneren e tij, që e vizitoi atë gjatë një pushimi të shkurtër nga detyra në vijën së parë në stacionin e trenit në qytetin lindor të Ukrainës, Kramatorsk. Fotoreporteri i Radios Evropa e Lirë, Serhiy Nuzhnenko, ishte në stacionin ku ai fiksoi këto momente drithëruese ndërsa ushtarët ukrainas largoheshin dhe ktheheshin nga vija e frontit. Nuzhnenko është një nga gazetarët e paktë që i është dhënë qasja për të mbuluar luftimet në vijat e para.
Një ushtar ukrainas përqafon partneren e tij, që e vizitoi atë gjatë një pushimi të shkurtër nga detyra në vijën së parë në stacionin e trenit në qytetin lindor të Ukrainës, Kramatorsk.

Fotoreporteri i Radios Evropa e Lirë, Serhiy Nuzhnenko, ishte në stacionin ku ai fiksoi këto momente drithëruese ndërsa ushtarët ukrainas largoheshin dhe ktheheshin nga vija e frontit.

Nuzhnenko është një nga gazetarët e paktë që i është dhënë qasja për të mbuluar luftimet në vijat e para.
Stacioni hekurudhor në Kramatorsk, i cili shtrihet afërsisht rreth 150 kilometra nga kufiri Rusi-Ukrainë, është një qendër kryesore hekurudhore dhe logjistike për forcat ukrainase.
Stacioni hekurudhor në Kramatorsk, i cili shtrihet afërsisht rreth 150 kilometra nga kufiri Rusi-Ukrainë, është një qendër kryesore hekurudhore dhe logjistike për forcat ukrainase.
Një ushtar ia mban fytyrën me duar partneres së tij teksa e shikon në sy para se të përshëndetet. Skena të tilla janë të zakonshme në të gjithë vendin derisa Ukraina po përpiqet të mbajë vijën kundër forcave ruse që po përparojnë në rajonin e Donjeckut.
Një ushtar ia mban fytyrën me duar partneres së tij teksa e shikon në sy para se të përshëndetet.

Skena të tilla janë të zakonshme në të gjithë vendin derisa Ukraina po përpiqet të mbajë vijën kundër forcave ruse që po përparojnë në rajonin e Donjeckut.
Një tjetër ushtar duke u përshëndetur me partneren e tij pasi e vizitoi gjatë një pushimi të shkurtër nga detyra e tij në vijën e parë të luftës.
Një tjetër ushtar duke u përshëndetur me partneren e tij pasi e vizitoi gjatë një pushimi të shkurtër nga detyra e tij në vijën e parë të luftës.
Një grua bën një formë zemre me duar nga dritarja e trenit pak para nisjes.
Një grua bën një formë zemre me duar nga dritarja e trenit pak para nisjes.
Derisa disa ushtarë japin përqafime lamtumire, të tjerë, si ky, hidhen në përqafime mirëseardhjeje të partnereve të tyre.  
Derisa disa ushtarë japin përqafime lamtumire, të tjerë, si ky, hidhen në përqafime mirëseardhjeje të partnereve të tyre.
 
Yevhen, i cili po shkon në shtëpi me leje, ka marrë me vete një kafshë shtëpiake të re për vajzën e tij: një qenush të quajtur Boyard.
Yevhen, i cili po shkon në shtëpi me leje, ka marrë me vete një kafshë shtëpiake të re për vajzën e tij: një qenush të quajtur Boyard.
Gjenerali i lartë i Ukrainës paralajmëroi më 28 prill se situata për forcat e Kievit në lindje është përkeqësuar, me Rusinë që sulmon "përgjatë gjithë vijës së frontit" dhe ka arritur "suksese të caktuara taktike", duke i detyruar trupat ukrainase të tërhiqen në pozicione të reja mbrojtëse.
Gjenerali i lartë i Ukrainës paralajmëroi më 28 prill se situata për forcat e Kievit në lindje është përkeqësuar, me Rusinë që sulmon “përgjatë gjithë vijës së frontit” dhe ka arritur “suksese të caktuara taktike”, duke i detyruar trupat ukrainase të tërhiqen në pozicione të reja mbrojtëse.
"Situata në vijat e frontit është përkeqësuar", shkroi gjeneralkoloneli Oleksandr Syrskiy në Telegram.
“Situata në vijat e frontit është përkeqësuar”, shkroi gjeneralkoloneli Oleksandr Syrskiy në Telegram.
Go to TOP