Bislimi: Fuqizohen urat e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Gjermanisë

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka njoftuar se ka patur një takim me një delegacion gjerman politikanësh. Ai ka theksuar se urat e bashkëpunimit mes Kosovës e Gjermanisë vijojnë të fuqizohen.

Bislimi, në një postim në Facebook, ka shkruar se urat e bashkëpunimit mes Kosovës e Gjermanisë vijojnë të fuqizohen.

Ai njofton se sot ka pritau delegacionin e kryesuar nga kryetari i Qarkut Unna, Mario Löhr, i cili shoqërohej dhe nga deputeti i Landit Nordrhein-Westfalen, njëherësh Shef i Grupit Parlamentar të SPD-së në Kuvendin e këtij qarku, Hartmut Ganzke dhe ish-deputeti i SPD-së, Falk Heinrichs.

“Shkëmbimi e përfitimi në mënyrë të ndërsjellë nga përvojat tona, mbeten të vyeshme për të evidentuar modelet më të përshtatshme të cilat mund të vihen në shërbim të qytetarëve si në fushën e ekonomisë dhe arsimit. Thellimi i bashkëpunimit tonë, përkon dhe me zgjerimin e mundësive për investime në vendin tonë. Falënderoj kryetarin e komunës së Shtimes, Qemajl Aliu për mundësimin e këtij takimi, por edhe ngritjen e bashkëpunimit mes nivelit qendror e atij lokal, me miqtë tanë gjermanë nga Landi i Nordrhein-Westfalen”, shkruan Bislimi, në Facebook.

Sipas tij,  një notë tjetër pozitive e takimit ishte dhe të dëshmuarit së afërmi histori të tjera të suksesit të mërgatës sonë në Gjermani, si në rastin e Arbër Aliut, i cili shërben si anëtar i Asamblesë së qytetit të Fröndenberg/Ruhr dhe është pjesë e ekipit të Kryetarit të Qarkut Unna, Mario Löhr. /Kosova.info/

Go to TOP