Udhëheqësit arabë i bëjnë presion Blinkenit për armëpushim në Gaza
Udhëheqësit arabë i bënë presion publikisht Sekretarit të Shtetit të ShBA-së, Antony Blinken, të shtunën për të siguruar një armëpushim të menjëhershëm në Gaza.
Kjo kërkese e udhëheqësve arabë erdhi disa orë pasi palestinezët thanë se një sulm ajror izraelit vrau të paktën 15 njerëz në një shkollë të drejtuar nga OKB-ja që përdorej si strehë.
Diplomati i lartë amerikan u tërhoq, ndërsa qëndronte pranë homologëve të tij jordanezë dhe egjiptianë në një konferencë shtypi, duke thënë se një armëpushim vetëm do t’i lejonte militantët e Hamasit të rigrupohen.
