U përplas nga makina që drejtohej nga 26-vjeçari shqiptar, e reja greke ndërron jetë në spital

E reja greke 21 vjeçare e cila mbrëmjen e së martës së kaluar u përplas nga një makinë që drejtohej nga 26 vjeçari shqiptar, nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të marra.

Sipas mediave greke ajo ka ndërruar jetë pak pas orës 08:00 të mëngjesit të sotëm në spitalin Papageorgiou. Pavarësisht një sërë operacioneve kryesisht në pjesën e kokës, 21 vjeçarja nuk arriti të mbijetonte pas plagëve të shkaktuara.

Aksidenti ndodhi në Selanik ku 26 vjeçari shqiptar ka qenë duke qarkulluar me shpejtësi ‘marramendëse’ dhe pasi e ka përplasur të renë greke është larguar nga vendngjarja. Viktima ishte studente e mjekësisë veterinare dhe sapo ishte kthyer nga vizita që kishte bërë në familjen e saj gjatë fundjavës.

Go to TOP