Veriu nën tension, Këshilli i Sigurisë së Kosovës koordinon veprimet strategjike

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Sigurisë së Kosovës është shqyrtuar situata e sigurisë në Kosovë pas fillimit të zbatimit të vendimit për pajisjen me targa të përkohshme për automjetet me targa të Serbisë.

Në njoftimin e Qeverisë thuhet se në veçanti u diskutua koordinimi i mëtejmë i veprimeve strategjike në shërbim të paqes dhe sigurisë, kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë në vend.

“Institucionet e Republikës së Kosovës mbesin të përkushtuara për ruajtjen e rendit, sigurisë publike dhe sundimit të ligjit në tërë territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim. /Kosova.info/

Go to TOP