Kosova

“U kanë thënë votuesve si jeni, a jeni lodhë” – Argumentet qesharake që dërguan në rivotim Hanin e Elezit

Hani i Elezit do të shkojë në rivotim pas ankesës së ish-kryetarit Rufki Suma ndaj Partisë Demokratike të Kosovës për siç pretendon ai manipulime me vota.

E zyrtari i PDK-së, Betim Gjoshi ka publikuar faktet e ofruara nga ekipi i Sumës që bënë PZAP-në që këtë komunë ta dërgojë në rivotim sërish.

Pjesa kontraverse e “argumenteve” të ofruara nga Suma është se kinse zyrtarë të PDK-së në korridor u kanë thënë qytetarëve që të votojnë numrin 177.

Për PZAP-në dhe Sumën, argument i mirëqenë është fakti se zyrtarët e partisë që fitoi zgjedhjet atje pa balotazh, i kanë pyetur qyetetarët “si jeni, a jeni lodh, a keni ndonjë problem”.

Madje edhe më kontravers është fakti se kur tentohet të dëshmohet kjo, përmenden incizime në kamera, por që në to nuk dëgjohet zëri i folësve.

“Fjalët që i kanë përdorur në vendvotime janë si jeni, a jeni lodhë, a keni ndonjë problem etj. Kurse në korridor me votuesit votoni 177 dhe numrat e kandidatëve, shihen në kamerë kontaktet por nuk dëgjohet zëri(bisedat)”, thuhet në ankesën e Sumës që nga PZAP u mor si e mirëqenë.

Pasur parasysh seriozitetin e këtyre “fakteve”, Gjoshi i PDK-së ka ironizuar duke thënë se Nuk ka mbetë as me pyet <si jeni> <a jeni lodhë> se PZAP-i ta çon një komunë në rivotim”.

Ndryshe, PZAP vendosi sot që Hani i Elezit të shkojë në rivotim.

Ky organ anuloi krejtësisht zgjedhjet në këtë komunë që në raundin e parë u fitua pa balotazh nga PDK-ja. 

Shfaq më shumë
//cdrvrs.com/4/3473483