Show Biz

U fotografua afër një vajze bionde, Atdheu sqaron gjithçka

Ish konkurrenti i “Përputhen”, Atdhe Xheravina, ka qenë një nga emrat më të komentuar të sezonit të dytë. Ai ai doli nga emisioni çift me Sarën por lidhja e tyre vazhdoi për shumë pak kohë dhe më pas zbuluan se nuk ishin më bashkë.

Prej disa ditësh po përflitet se Atdheu është në një lidhje të re. Aludimet nisën pasi ai u kap “mat” me një vajzë bionde dhe fotot e tyre bënë menjëherë xhiron në rrjet.

Por ditën e sotme, teksa ishte në një lidhje “Skype” me emisionin “Goca dhe Gra” , Xheravina u shpreh se është ende beqar. Sipas tij, vajza në fjalë është një punëtore në klubin e tij.

“Vazhdoj të jem single. Vajza punon aty dhe po flisnim për punën. Janë kapur fotot ashtu sikur jemi puthur. Është marrëdhënie pune, erdhi më pyeti për disa tavolina”, sqaron Atdheu.

Shfaq më shumë
Back to top button
escort mersin - izmir escort