U akuzuan për sabotazh, menaxheri i prodhimit në KEK i përgjigjet Kurtit dhe Qeverisë

Kryeministri Albin Kurti po zhvillon vizitë në Tremocentralin Kosova B dhe aty është pritur nga menaxheri i prodhimit si dhe pjesëtarë të tjerë të stafit.

Pasi Kurti u njoh për së afërmi me punën në Termocentralin Kosova B, menaxheri i prodhimit i cili nuk u prezentua, e siguroi Kurtin se askush nga punëtorët nuk bën diçka qëllimshëm. Teksa u shpreh se punëtorët e KEK-ut janë dukat.

“Punëtorët e KEK-ut janë dukat dhe kurrë most ë shkon mendja që dikush bën diçka me qëllim sa I përket punëtorëvem e për dikah tjetër është cështje e investigimit, na teknikisht si ingjinierë nuk mundemi më thënë se çka ka ndodh edhe secili punëtor klëtu jep maksimumin e vetë, mos të mendojë dikush që punëtorët spo e japin maksimimun në Kosovën B, këtu që 40 vjet që punoj këtu”, tha ai, transmeton Kosova.info.

Kujtojmë se ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka deklaruar se përflitet të ketë pasur raste kur është ndalur me qëllim prodhimi i rrymës në blloqe për interesa të caktuara.

 gjatë raportimit në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, Rizvanolli tha se ndalimi i blloqeve është bërë për arsye se dikujt i konvenon që blloku të ndalet e të ndizet prapë për shkak të lëndës së parë që duhet të blihet shtesë.

“Ka pasur raste në të kaluarën kur është përfolur që edhe për arsye se dikujt i konvenon që blloku të ndalet e të ndizet prapë për shkak të lëndës së parë që duhet të blihet shtesë, përflitet dhe janë thashetheme që nuk mund t’i them me saktësi, që janë ndalë blloqet për shkak të neglizhencës, ose gabimit njerëzor me qëllim, ka ardhur deri tek ndalja e një blloku bë mënyrë që të ketë përfitime të tilla. Ne në fakt kemi pasur një dyshim, në radhë të parë Bordi i KEK-ut, që një gjë e tillë ka mundur të ndodhë edhe gjatë verës dhe ka pasur raportim në polici dhe në hetuesi në të kaluarën”, ka thënë ajo.

Lidhur me deklaratat e ministres, Express ka tentuar të marrë një përgjigje nga KEK-u por deri në publikimin e këtij shkrimi gazeta nuk ka pranuar përgjigje nga zyra për informim e KEK.

Go to TOP