Tuneli në “Mark Isaku” lirohet nga pengesat

Komuna e Prishtina ka ndërmarrë një aksion për lirimin e tunelit në rrugën “Mark Isaku”, në lagjen Tophane duke larguar mbeturinat vëllimore, kolonat dhe veturat e parkuara mbi trotuar.

Sipas njoftimit zyrtar, në këtë zonë janë vendosur edhe pengesa të reja, më të forta dhe stabile, me qëllim të mbrojtjes së hapësirës publike dhe lehtësimit të qarkullimit për qytetarët.

Autoritetet komunale kanë bërë të ditur se aksione të ngjashme do të vazhdojnë edhe në lagjet tjera të kryeqytetit, në funksion të rritjes së rendit urban dhe sigurisë në hapësirat publike. /Kosova.info/

Go to TOP