Tuhina: Zgjedhjet për PE-në, pritet të ndodhë tërmet politik

Gjeraqina Tuhina, korrespondente e RTK-së, në Bruksel, foli për zgjedhjet në BE, që do të mbahen prej datës 6 deri më 9 qershor, përmes të cilave do të zgjidhen deputetë për Parlamentin Evropian. Ajo tha se rëndësia e këtyre zgjedhjeve qëndron në atë se deputetët e PE-së janë të vetmit që zgjidhen drejtpërdrejtë nga qytetarët evropianë, sepse të tjerët zgjidhen konform vullnetit politik.

“Arsyeja se pse janë të rëndësishme këto zgjedhje ka të bëjë me faktin se eurodeputetët janë të vetmit të zgjedhurit të drejtpërdrejt të qytetarëve, sepse bartësit e tjerë të institucioneve, më pas, zgjidhen konform vullnetit politik”, deklaroi Tuhina në “InfoPlus”, në RTK.

Ajo më tej shtoi se prite të ketë rritje ekstreme të rrymave të djathta në PE, rënie të dukshëm të partive tradicionale të Qendrës së Majtë dhe të Qendrës së Djathtë. Por ajo vuri theksin se rritja e madhe e ekstremit të djathtë nuk do të mundë të arrijë nivelin që të mundë të ndikojë në PE.

Mirëpo, shtoi Tuhina, nga këto zgjedhje pritet të ndodhë tërmet politik në PE, sepse, sikundër tha ajo, struktura e PE-së do të duket shumë më ndryshe.

Go to TOP