Tuchel e mbron Lukakun nga kritikat dhe thotë se do të mbetet te Chelsea

Romelu Lukaku u rikthye te Chelsea, por pa arritur të lë gjurmë në sezonin e tij të parë.

Belgu e nisi mirë aventurën në Stamford Bridges në fillim, por me kalimin e javëve ai u fut në një krizë të formës duke humbur edhe vendin në formacionin bazë.

Shumë media të ndryshme në Angli kanë raportuar se Lukaku do të largohet në verë nga Chelsea, por tani Thomas Tuchel i ka dalë në mbrojtje belgut duke thënë se kanë blerë një futbollist të madh.

“Duam që Lukaku gjithmonë të jetë një pjesë e rëndësishme e skuadrës. Në këto momente është një pjesë e rëndësishme e organikës për sezonin e ardhshëm”, ka thënë trajneri gjerman.

“Nuk ka lojtarë në shitje për shkak të situatës së klubit. Kemi blerë një lojtar të madh, kemi akoma një lojtar të madh. Nuk u fut në lojë sepse i kishim kryer zëvendësimet dhe kishim edhe një lojtar të lënduar”, tha ndër të tjera Tuchel.

Emri i belgut është lidhur me skuadrat më të mëdha evropiane si Milan, Inter, PSG, Barcelona e Bayern Munich.

Megjithatë Tuchel beson te Lukaku dhe nuk do ta lejoj largimin e tij nga Londra.

Go to TOP