Tubimi përmbyllës i PDK-së në Lipjan: Retkoceri falënderon qytetarët për mbështetjen e jashtëzakonshme
Kandidati për Asamblenë Komunale të Lipjanit nga Partia Demokratike e Kosovës, Rinor Retkoceri, me numër 29, ka marrë pjesë sonte në tubimin përmbyllës të PDK-së në këtë komunë. Ai ka vlerësuar lart energjinë dhe pjesëmarrjen e madhe të qytetarëve duke e cilësuar si dëshmi të qartë të mbështetjes për ndryshim dhe zhvillim.
“Sonte tubimi përmbyllës i PDK-së në Lipjan tregoi mbështetje të jashtëzakonshme nga pjesëmarrësit. Energjia dhe masiviteti na japin shpresë se jemi drejt fitores. Mos e humbisni mundësinë, dilni dhe votoni për të ardhmen tonë!”, ka deklaruar Retkoceri.
PDK në Lipjan po hyn në ditën e zgjedhjeve me optimizëm të lartë duke synuar një fitore që, sipas përfaqësuesve të saj, do të sjellë një qeverisje më afër qytetarit dhe më efikase për komunitetin. /Kosova.info/
