Tubim elektoral i LDK-së në Deçan, Hadergjonaj fton qytetarët për pjesëmarrje masive

Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Fadil Hadergjonaj, me numër 22, ka ftuar qytetarët e Deçanit që të marrin pjesë në tubimin elektoral që do të mbahet nesër në qytet.

Sipas njoftimit, tubimi i LDK-së do të zhvillohet duke filluar nga ora 15:00 në Pallatin e Kulturës “Jusuf Gërvalla”, ku pritet të prezantohet programi dhe vizioni politik i subjektit për zgjedhjet e ardhshme.

Në këtë aktivitet është paralajmëruar pjesëmarrja e kandidatit për Kryeministër të LDK-së, Lumir Abdixhiku, si dhe e kandidates për Presidente, Vjosa Osmani.

Hadergjonaj ka theksuar se Deçani, sipas tij, ka qenë gjithmonë i rreshtuar në momentet vendimtare për vendin dhe se edhe kësaj radhe duhet të mbështesë alternativën e LDK-së.

Ai ka bërë thirrje për pjesëmarrje sa më masive duke theksuar se “Deçani zgjedh shtetin, zhvillimin dhe vizionin e LDK-së” në këto zgjedhje. /Kosova.info/


Go to TOP