Kurti i shpreh ngushëllime Turqisë për tragjedinë në minierë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka shprehur ngushëllime Turqisë për tragjedinë e minierës ku humbën jetën dhjetëra persona.
Këtë e ka bërë të ditur me anë të një komunikate Qeveria e Kosovës.

“Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i ka shprehur ngushëllime të përzemërta Republikës së Turqisë dhe familjeve të minatorëve që humbën jetën në aksidentin tragjik në Amasra, pas shpërthimit në një minierë qymyri në provincën Bartin të Turqisë”, thuhet në komunikatë.

“Mendimet dhe lutjet tona janë me ju”, ka shkruar Kryeministri Kurti.

Go to TOP