Kriza politike, koalicioni i aleatëve të Abazoviqit takohen për zgjidhje në Mal të Zi

Sot është mbajtur mbledhja e katërt e partive të ish-mazhorancës parlamentare në Mal të Zi, në përpjekje për të formuar Qeverinë e re.

Në takim ka marrë pjesë edhe Milos Konatar, që është edhe nënkryetar i partisë URA, që udhëhiqet nga kryeministri në detyrë, Dritan Abazoviq.
Ky është takimi i katërt i përfaqësuesve të këtyre partive dhe është thirrur nga Andrija Mandiç nga blloku pro-serb, i cili pretendon postin e kryeministrit.

Ndryshe, kriza politike në Mal të Zi ka ardhur pas shkarkimit të Dritan Abazoviq nga pozita e kryeministrit. Ai është shkarkuar pas marrëveshjes që nënshkroi me Kishën Serbe.

Go to TOP