“Tërhiqet” ushtria serbe nga Presheva 

Artileri e madhe ushtarake serbe, është parë duke u larguar mbrëmë nga komunat e Luginës së Preshevës.

Klan Kosova ka siguruar pamje nga atje, ku janë parë mjetet ushtarake duke lëvizur përmes hekurudhës, e duke shkuar për në veri të Serbisë.

Javë më parë, është bërë e ditur se ushtria serbe është duke zhvilluar disa ushtrime në territorin e Luginës së Preshevës.

Madje, edhe ish kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi, kishte publikuar pamje të artilerisë ushtarake që lëviznin nëpër rrugën e Bujanocit.

Se kanë qëndruar krejt afër kufirit me Kosovën këto forca serbe, e tha edhe Kryeministri Albin Kurti ditë më parë, që bëri me dije se janë në dijeni të disa manovrave ushtarake nga Serbia.

Go to TOP