Të shtëna në Zubin Potok, sulmohet një ekip i KFOR-it

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në komunën e Zubin Potokut, këtë të diel, gjithashtu dyshohet se është sulmuar një ekip i KFOR-it letonez.

Eksperti i çështjeve të sigurisë, Agim Musliu, në një shkrim në Twitter, ka thënë se njësiti i KFOR-it është sulmuar nga serbët, mbështetur nga rusët.

“Krahas sulmit të #Policisë së Kosovës, tani kriminelët serbë në veri të Kosovës të mbështetur nga rusët kanë sulmuar njësinë letoneze të KFOR-it”, tha Musliu.

Sipas tij, mediat serbe para pak minutash raportuan se kinse Policia e Kosovës po sulmon serbët në veri. /Kosova.info/

Go to TOP