Kur trupat ruse u tërhoqën nga 15 fshatra pranë Kievit më 1 prill, ata lanë pas vdekje dhe shkatërrim në masë. Një vend i tillë ishte Nova Basan, ku çlirimtarët ukrainas zbuluan fakte tronditëse, përfshirë trupat e civilëve të vrarë nëpër rrugë.
Fotoreporteri i REL-it, Serhiy Nuzhnenko, ishte aty dhe fotografoi skenat e rënda pas tërheqjes së trupave ruse. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
(Kujdes: Fotografitë mund të jenë shqetësuese për dia shikues)
Një banore e fshatit Nova Basan duke qarë pasi ka parë trupin e civilit të vrarë afër një makine të djegur.Një transportues i blinduar i shkatërruar qëndron mes rrënojave të një zone tregtare në fshatin Nova Basan në rajonin e Çernihivit, më 1 prill.Një predhë mortajash ruse 82 mm, shihet në tokë pranë pajisjeve ushtarake ruse të shkatërruara.Ushtarët ukrainas duke patrulluar nëpër rrugët e fshatit të shkatërruar.Qentë ecin pranë një makine të djegur ndërsa shihet trupi i një civili që thuhet se është vrarë nga ushtarët rusë.Banorët ngushëllojnë të afërmen e një prej të vrarëve që u gjetën në Nova Basan.Një ekspert i mjekësisë ligjore duke dokumentuar skenën ku u gjet i vrarë një civil.Pas dokumentimit të vendit të ngjarjes nga hetuesit, trupi i të vrarit është vendosur në një arkivol.Në makinën e djegur ku u gjet një civil i vdekur janë vendosur karamele.Ushtarët ukrainas inspektojnë një tank rus të braktisur që ka ngecur në baltë.Vullnetarët e armatosur të Batalionit Mjekësor duke ecur nëpër fshat.Tymi duke dalë nga djegia e një makine të blinduar ruse, pranë shtëpive gërmadhë.Një fëmijë duke shikuar nga dritarja e një furgoni gjatë evakuimit, ndërsa pas shihet një automjet i blinduar rus që është shkatërruar.Një tjetër trup i vrarë u gjet në Nova Basan…Një banor duke shikuar trupin e një ushtari rus të vdekur skaj rrugës.Një ushtar ukrainas shihet pranë një automjeti të blinduar të braktisur nga rusët.Mbetje veshjesh ushtarake ruse mbi një automjet ushtarak të djegur. Trupi i një ushtari rus të vdekur shihet i shtrirë në tokë pranë mbetjeve nga djegia e një transportuesi të blinduar.