Trump drejt NATO-s: Shpresoj se do të arrihen shumë gjëra

Presidendti i SHBA-së, Donald Trump, është duke udhëtuar për në Hagë, ku do të mbahet samiti i NATO-s. Ai shfaqi shpresën se në këtë samit do të jetë një periudhë shumë më e qetë se ajo me Izraelin dhe Iranin.

Trump, në një postim në ‘TruthSocial’ për samitin e NATO-s, u shpreh optimist për “arritje të shumë gjërave”.

“Duke shkuar drejt NATO-s, ku, në rastin më të keq, do të jetë një periudhë shumë më e qetë se ajo që sapo kalova me Izraelin dhe Iranin. Pres me padurim të shoh të gjithë miqtë e mi shumë të mirë evropianë dhe të tjerë. Shpresoj se do të arrihen shumë gjëra!”, ka shkruar Trump.


Go to TOP