“Tronditje e madhe”/ Skandali me publikimin e pagave në Shqipëri, mediat serbe nuk përmbahen nga ato çfarë shkruajnë: Skandali i rëndë në Shqipëri!

Lajmi i publikimit të pagave të më shumë se 637 mijë shqiptarëve ka bërë jehonë në Ballkan dhe Evropë. Kjo është pasqyruar në disa media, duke e konsideruar këtë skandal si një “tronditje të madhe”.

“Balkaninsight” shkruan që prokuroria ka nisur hetimet për rrjedhjen e informacionit që është bërë kryefjalë në Shqipëri.

Ndërkohë një tjetër media, “Euroactiv” thekson se “kjo është hera e dytë këtë vit që Shqipëria pëson një shkelje të madhe të të dhënave personale” pas atij të patronazhistëve përpara zgjedhjeve.

“Newseurope.fr” gjithashtu ka pasqyruar lajmin.

“Skandali trondit Shqipërinë” është titulli i Agjencisë Informative Mediatike (MIA) në Shkup. Edhe në Serbi lajmi është publikuar nga disa faqe. “Kurir” hapet me titullin “Skandal i rëndë në Shqipëri. Publikohen të dhënat personale dhe shumat e pagave të 637 138 qytetarëve”.

Go to TOP