Tri kërkesa të ShQPK-së për komunën e Lipjanit

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, ka pritur në një takim pune Shoqatën e Prodhuesve e Qumështit e Kosovës (ShPQK) dhe fermerë lipjanas, të cilët kanë shfaqur shqetësime lidhur me gjendjen e prodhuesve të qumështit.

Kryetari Ahmeti, pas një diskutimi të gjerë, ka shprehur gatishmërinë e institucionit që përfaqëson të pranoj dy nga tri kërkesat e fermerëve.

ShPQK-ja, ka kërkuar nga komuna me mirëkuptim që: subvencionimi i qumështit; mbështetja në përmirësimin e racave dhe përkrahja në pastrimin e thundrave, të marrin mbështetjen financiare.

Këto kërkesa sipas përfaqësuesit, Remzi Mehmeti, sekretar i bordit ekzekutiv të shoqatës, janë minimale për të zbutur krizën aktuale dhe rrezikun e mbylljes së mëtejme të fermave. /Kosova.info/

Go to TOP