Vdes në rrethana të dyshimta një 24-vjeçar në Prizren
Një 24-vjeçar është gjetur i vdekur sot rreth orës 15:00 në Prizren.
Rastin e ka konfirmuar, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.
Ai tha se njësitë relevante janë në vendin e ngjarjes, ndërsa rasti po cilësohet si “vdekje e dyshimtë”.
“Policia dhe prokuroria kanë filluar hetimet. Viktima është mashkull kosovar, i vitit 1999”, tha Gashi.
Rasti po vazhdon të hetohet.
Nëse ju apo dikush që ju e njihni ka mendime të bëjë vetëvrasje, telefononi Linjën e Jetës në 080012345
