Treni godet veturën në Fushë Kosovë, Policia jep detaje: Ka të lënduar

Katër persona janë lënduar pas goditjes që treni ndaj një veture në Fushë Kosovës.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani teksa shtoi se të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor.

“Rreth orës 16:50 është raportuar lidhur me një aksident në Fushë Kosovë, ku janë përfshirë; treni që qarkullon në drejtimin Prishtinë-Pejë dhe një automjet. Sipas informacioneve fillestare katër persona raportohet të kenë marrë lëndime trupore, është njoftuar emergjenca, përderisa njësitet kompetente policore janë duke u marr me rastin“, tha Kelani.

Go to TOP