Tre persona humbën jetën pas shpërthimeve në një bazë ajrore ruse
Një agjenci shtetërore ruse e lajmeve raporton se tre persona u vranë kur një cisternë karburanti shpërtheu në një bazë ajrore ruse.
Agjencia e lajmeve RIA tha se gjashtë të tjerë u plagosën në shpërthimin e cisternës në Ryazan, 185 kilometra në juglindje të Moskës.
“Dua t’ju siguroj se në zonat e banuara të qytetit nuk ka ndodhur asnjë emergjencë. Nuk ka arsye për shqetësim. Asnjë infrastrukturë civile nuk u dëmtua”, shkroi Roman Busargin, guvernator i rajonit Saratovit, në Telegram.
“Informacionet për incidentet në objektet ushtarake po kontrollohen nga agjencitë e zbatimit të ligjit”, shtoi ai.
