Transferimi i të burgosurve nga Danimarka, ministri i danez i Drejtësisë falënderon Qeverinë e Kosovës për bashkëpunim

Kosova dhe Danimarka kanë anëshkruar Traktatin i cili i hap rrugë bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në avancimin e shërbimeve korrektuese, përkrahjen e projekteve për energji të gjelbër dhe promovimin e sundimit të ligjit.

Nënshkrimi i këtij Traktati u bë nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe homologu i saj, Nick Haekkerup.

Lidhur me nënshkrimin e këtij Traktati, ministri i Drejtësisë së Danimarkës, Nick Haekkerup, ka thënë se është krenar dhe i lumtur që kanë nënshkruar një marrëveshje të tillë që siguron kapacitet më të mirë në burgjet tona të mbipopulluara dhe lehtëson presionin mbi oficerët tanë të burgjeve.

“Me traktatin, korniza për dhënien me qira të vendeve të burgut është tashmë në fuqi. Në lidhje me këtë, dëshiroj t’i dërgoj një falënderim të madh Qeverisë së Kosovës për një bashkëpunim të mirë dhe të besueshëm, të cilin pres ta vazhdoj në vitet e ardhshme”, ka thënë Haekkerup.

Me traktat, Danimarka dhe Kosova kanë rënë dakord për kornizën që Danimarka të marrë me qira vende burgje në burgun e Gjilanit me qëllim që deri në 300 të huaj të dënuar me deportim të mund të kryejnë dënimin me burg ose paraburgimin danez atje.

Në traktat parashikohet se burgimi bëhet sipas rregullave daneze dhe në përputhje me detyrimet ndërkombëtare të Danimarkës. Prandaj, të burgosurit do të shërbejnë në kushte që korrespondojnë kryesisht me kushtet në burgjet në Danimarkë. 

Go to TOP