Trajneri i Olympiacos thotë se finalet janë rasti i kujtdo

Trajneri i Olympiacos, Jose Luis Mendilibar, konsideron se një ndeshje finale paraqet një mundësi pvr këdo për ta fituar.

Sipas tij, përjashtim nuk bën as skuadra që e drejton ai, e cila të shtunën luan në finalen e Conference League kundër Fiorentinas , një ndeshje që zhvillohet të mërkurën në stadiumin “Agia Sophia” në Athinë.

Olympiacos ka një mundësi historike për t’u bërë klubi i parë grek që fiton një trofe evropian në finalen e Conference League. Nga ana tjetër, Në këtë përballje, Fiorentina ndjen nevojë korrigjimi pasi humbi në finale të sezonit të kaluar pasi pranoi një gol në minutën e 90-të nga West Ham, që përfundimisht fitoi ndeshjen.

Mendilibar ka shprehur emocionet dhe ambiciet e tij përpara kësaj finaleje historike.                 

“Do të ishte e mahnitshme. Ne do të hynim në historinë e Olympiacos dhe të futbollit grek”, ka thënë ai. “Ne e dimë se do të jetë shumë e vështirë kundër një skuadre italiane, por kurrë nuk i dihet një finale, ato janë rasti i kujtdo”.

Mendilibar ka thënë se Olympiacos do ta trajtojë finalen si çdo ndeshje tjetër.

“Ne duhet të qëndrojmë të qetë dhe të relaksuar dhe të bëjmë atë që na çoi në finale. Të ndryshojmë çdo gjë do të ishte një gabim. Ne duhet ta trajtojmë këtë ndeshje si çdo tjetër, sepse kështu arritëm në finale”, është shprehur ai. 

Go to TOP