Trajkoviq njofton se vajza iu ndalua sërish në aeroportin e Beogradit
Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të serbëve të Kosovës, Rada Trajkoviq dhe këshilltarja e ministrit të Qeverisë së Kosovës, Nenad Rashiq ka bërë të ditur se vajza e saj është ndaluar sërish në Aeroportin e Beogradit.
Përmes një postimi në Twitter, Trajkoviq ka thënë se historia e diskriminimit të familjes së saj nga autoritetet e Serbisë intensifikohet.
“Historia e diskriminimit të familjes sime intensifikohet: liria e vajzës së vogël u kufizua sërish përkohësisht sot në aeroportin e Beogradit kur u kthye në MB. Këtë herë ajo nuk lejohet as të përdorë telefonin dhe të kontaktojë departamentin konsullor nën kërcënimin e konfiskimit”, ka shkruar ajo.
