Kosova.info

Tragjike: Ky është mësuesi që dyshohet se i dha fund jetës së tij me kallashnikov

Mediet pak më parë raportuan për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në fshatin Krilevë të Kamenicës, ku një person është gjetur pa shenja jete. Sipas informacioneve të para, viktima dyshohet se i ka dhënë fund jetës së tij me një armë zjarri.

Mësohet se viktima është Xhemajl Demolli, 67-vjeçar.

Demolli i cili ishte mësues në pension, u gjet pa shenja jete në shtëpinë e tij, teksa vdekjen e ka konstatuar mjeku i ekipit mjekësor të Emergjencës.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitë policore, të cilët kanë gjetur dhe sekuestruar armën e tipit kallashnikov e cila dyshohet se u përdor në rast.

Nuk dihen motivet që shtynë drejt kësaj tragjedie, mirëpo janë marrë të gjitha veprimet hetimore që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vdekje e dyshimtë’ dhe trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

escort mersin - izmir escort