Tragjedia në Cetinje, Mali i Zi do të shpallë tri ditë zie
Qeveria e Malit të Zi pritet të shpallë tri ditë zie për tragjedinë në Cetinje, ku sipas raportimeve kanë mbetur të vrarë shtatë persona, përfshirë edhe dy fëmijë.
Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Milojko Spajiq. Ai tha se janë në kërkim të autorit. I dyshuar është Aco Martinoviq.
“Tragjedia e tmerrshme na ka prekur të gjithëve. Tani për tani, të gjitha ekipet e policisë, gjithçka në dispozicion, janë në Cetinje. Po kërkojmë autorin, jemi në rrugën e duhur”, tha Spajiq për televizionin publik malazez RTCG.
Spajiq ka kërkuar edhe anulimin e të gjitha ngjarjeve që kanë qenë të organizuara për sonte.
Policia më herët publikoi fotografinë e të dyshuarit, derisa njoftoi se i njëjti është i armatosur.
