Tragjedi në Pejë: Mbytet nga rryma një person gjersa po punonte

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Pejë.

Atje një person është mbytur nga rryma, gjersa ai po punonte.

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës për rajonin e Pejës.

“Rreth orës 10:16 Policia është njoftuar se në lagjen ‘Dardania’ në Pejë një punëtor i cili ishte duke kryer disa punime nga pakujdesia ka pasur kontakt me rrymën. I njëjti është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij”, kanë thënë nga Policia.

Detaje tjera rreth rastit nuk dihen. 

Go to TOP