Tragjedi në Irak, rreth 50 viktima nga zjarri në një qendër tregtare

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një qendër tregtare në qytetin Kut, në lindje të Irakut, duke shkaktuar të paktën 50 viktima, mes të vdekurish dhe të plagosurish.

Ngjarja ndodhi vonë në mbrëmjen e së mërkurës (17 korrik), konfirmuan autoritetet lokale.

Guvernatori i provincës Wasit, Mohammed al-Miyahi, deklaroi për agjencinë shtetërore të lajmeve INA se zjarri ishte “tragjik” dhe se bilanci i viktimave mbetet i rëndë.

Detajet mbi shkakun e zjarrit ende nuk janë bërë të ditura, ndërsa ekipet e emergjencës vijojnë operacionet në vendngjarje.

Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit.


Go to TOP