Tottenham ka arritur marrëveshje me Inter për transferimin e Lautaro Martinez

Tottenham thuhet se ka arritur marrëveshje me Interin për Lautaro Martinez për  70 milionë euro, sipas gazetës The Times.

Sulmuesi i Interit do të luajë së bashku me Harry Kane, kapitenin e Anglisë të cilin Tottenham e ka mbajtur, i cili nuk do të shitet pavarësisht dëshirave të tij  dhe interesimit nga Manchester City këtë verë, shkruan The Times.

Supozohet se ka bonuese në ofertën e dërguar për Martinez, pasi Interi e ka vlerësuar sulmuesin e Argjentinës për rreth 76.8 milionë funte.

Martinez me Interin është paraqitur në 100 ndeshje duke shënuar 37 gola.

Go to TOP