Tottenham eliminohet nga Carabao Cup, Fulham triumfon me penallti dhe kalon në raundin e 1/16-ave

Fulham City triumfon pas penalltive ndaj Tottenham dhe kalon në raundin e 1/16-ave të Carabao Cup.

Sfida foli më shumë për “Spurs”, megjithatë një autogol i van de Ven në minutën e 19’ u dha avantazhin vendasve.

Fulham e mbajti fortë atë avantazh dhe bëri që pjesa e parë të mbyllej me rezultatin 1-0.

Ndërsa në fraksionin e dytë, skuadra Tottenham u tregua edhe më kërkues dhe ia doli të gjente golin e barazimit në minutën e 56’ me Richarlison.

Tentativat për të gjetur golin e fitores ishin të shumta nga të dyja anët, por koha e rregullt u mbyll me barazimin 1-1, me fituesin që u vendos vetëm pas penalltive.

Golat për Fulham i realizuan Pereira, Jimenez, Wilson, Palhinha dhe Tete.

Ndërsa për Tottenham shënuan Heung-Min Son, Kulusevski, Maddison, teksa e humbi goditjen nga pika e bardhë Sanchez.

Go to TOP