Torres pret Dugollin: Të vazhdojmë ta mbështesim progresin e Kosovës
Ambasadori i Kosovës në ShBA, Ilir Dugolli, ka takuar kongresmenin, Ritchie Torres.
Për takimin ka shkruar Torres, i cili ka treguar të kenë folur për festën që do të mbahet në Uashington për nder të Ditës së Pavarësisë së Kosovës.
“Rrugëtimi i Kosovës drejt pavarësisë është dëshmi e fuqisë së vendosmërisë dhe qëndrueshmërisë. Të vazhdojmë ta mbështesim progresin e Kosovës dhe ta fuqizojmë partneritetin tonë”, ka shkruar Torres.
