Tony Blair do të vizitojë Kosovën

Ish-kryeministri britanik, Tony Blair, pritet që këto ditë ta vizitojë Kosovën. Kjo është bërë e ditur në një komunikatë nga Kuvendi i Kosovës

Në njoftimin e Kuvendit të Kosovës, është bërë e ditur se në rend dite të mbledhjes së Kryesisë, të enjten, pikë e parë e rendit të ditës është caktimi i seancës solemne për adresimin e Tony Blairit deputetëve të Kosovës.

“Caktimi i Seancës solemne për adresimin e ish Kryeministrit të Britanisë së Madhe, SH. T. Z. Tony Blair, deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhet pos tjerash në njoftimin e zyrës për informim të Kuvendit të Kosovës.

Bëhet e ditur se ndër pikat e rendit të ditës janë edhe propozimi i rendit të ditës për Seancën plenare të radhës. /Kosova.info/

Go to TOP