Tomë Gashi: S’bëhet nami nëse nuk votohet Kodi Civil, as Lufta e Tretë Botërore nuk kërset

Avokati Tomë Gashi ka thënë se Kodi Civil duhet të votohet, me ose pa nenin për bashkësitë civile, që lejon martesat mes gjinisë së njëjtë.

Gashi në T7 i pyetur se çka nëse nuk votohet ky Kod, ai tha se ‘nami s’bohet. Lufta e tretë botërore nuk bëhet’.

“Nami s’bohet. Lufta e tretë botërore nuk bohet.  Rusia nuk na vjen këtu, as lufta e Ukrainës nuk na vjen këtu. Por është një periudhë kohore që është e parapamë me ligj, që besoj që shkon në parlamentin e Kosovës, që nuk votohet, nuk votohet.

Atëherë mundet me pas edhe modifikime tjera, me pas sqarime se çka janë t’u votu. Nuk është dicka që mund të shtyhet në pakufi, por besoj se edhe me këtë nen edhe pa këtë nen Kodi Civil duhet të votohet.

I pamë sqarimet që nuk do të thotë që me Kodin Civil rregullohet martesa e personave të gjinisë së njëjtë”, tha Gashi.

Go to TOP