Tiranë/ PS-PD dakord për ngritjen e 2 komisioneve hetimore
Pas më shumë se dy javësh bisedime për ti dhënë fund kaosit nê parlament, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike duket se kanë arritur dakordësi për ngritjen e dy komisioneve hetimore që kërkon opozita.
Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve të drejtuar nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla me prezencën e Bledi Çuçit nga PS dhe Gazment Bardhit nga PD, këta dy të fundit janë drejt konsensusit.
Bëhet fjalë për dy komisione hetimore parlamentare që kërkon PD; TIMS-in dhe koncesionet në shëndetësi, ku përfshihet ai i “Sterilizimit” dhe “CheckUp”.
Nga 8 komisione që janë propozuar është dakordësuar të rishihet objekti i hetimit për këto dy komisione.
Palët kanë rënë dakort në parim që Kuvendi të ngrejë një “Nënkomision për Reformat”, që përbëhet nga 4 anëtarë (2 i cakton Bledi Çuçi – 2 i cakton Gazment Bardhi).
