Thyen rekord botëror/kultivoi 839 domate në një kërcell të vetëm

Një kopshtar britanik ka mbledhur 839 domate nga një kërcell i vetëm, gati dyfishi i rekordit botëror Guinness.

Douglas Smith, 43 vjeç, nga Anglia, ka thënë se i mbolli farat e domateve në mars dhe këtë muaj ai mblodhi 839 domate nga një kërcell i vetëm, shkruan UPI.

Të korrat e Smith pothuajse janë dyfish më i madh se ai i mbajtësit të këtij rekordi, Graham Tranter, i cili mblodhi 448 domate në vitin 2010.

Go to TOP