Thirrje publike për mbështetje për prof. Arben Hajdarin

Me urgjencë dhe mbështetje të fortë, kolegët dhe miqtë e Profesorit të nderuar, Prof. Asst. Dr. Arben Hajdari, kërkojnë ndihmën e komunitetit akademik dhe publik për të mbështetur atë në sfidën e tij të rëndë me kancerin. Pas diagnozës, profesori ka përballuar një formë agresive të sëmundjes që ka kërkuar trajtim të shpejtë dhe të shtrenjtë duke përfshirë mundësi që kërkojnë mbështetje financiare dhe mjekësore.

Prof. Arben është një figurë e njohur dhe e respektuar në fushën e arkeologjisë dhe historisë antike, dhe ka dhënë mësim dhe kontribuar në kërkime të shumta, jo vetëm në Prishtinë, por edhe nëpër gjithë Kosovën. Ai ka dhënë kurse për studentët dhe ka udhëhequr projekte arkeologjike që kanë ndihmuar në pasurimin e trashëgimisë kulturore të Dardanisë dhe më gjerë.

Për të mundësuar trajtimin e tij dhe për të lehtësuar sfidat që ai po kalon, është hapur një llogari bankare për çdo kontribut duke i ftuar të gjithë ata që mund të ndihmojnë. Kontributet mund të bëhen në llogarinë:

Emri: Arben Gjon Hajdari

Nr. i Llogarisë: 190203229021127

BANKA: BKT – Banka Kombëtare Tregtare e Kosovës SHA

IBAN: XK60545

Swift Code: NCBA XK PR

Çdo ndihmë është e rëndësishme dhe do të kontribuoni në sigurimin e mundësive të trajtimit dhe shërimit të tij. Mbështetja dhe solidariteti i juaj do të ndihmojë për të kaluar këtë periudhë të vështirë dhe për t’i dhënë mundësinë profesorit Arben për t’u rikuperuar dhe vazhduar punën e tij të vyer.

Me shpresë dhe mirënjohje,

Kolegët e prof. Arbenit, UP. /Kosova.info/

Go to TOP